Të nderuar maturantë,
Të respektuar miq të Universitetit të Tetovës,

Në dhjetor të vitit të kaluar, Universiteti ynë festoi 25-vjetorin e themelimit. Përgjatë dy dekadave të shkuara, falë përkushtimit dhe punës profesionale të stafit të mësimdhënësve dhe falë angazhimit të palodhshëm të studentëve tanë të vyeshëm, Universiteti i Tetovës është rritur në institucion me besueshmëri të madhe arsimore. Me trembëdhjetë fakultete dhe 64 programe studimore, Universiteti është shndërruar në simbol të edukimit dhe përgatitjes së studentëve me nivel akademik si dhe është bërë qendër shembullore universitare në rajon dhe jo vetëm.Shi për këtë, e themi pa drojë se Universiteti i Tetovës ka ecur me sukses drejt arritjes së standardeve të nevojshme për veprimtarinë dhe misionin që ia ka caktuar vetes që nga dita e themelimit të tij. Nga viti në vit ai rritet e forcohet sipas traditave të avancuara të universiteteve prestigjioze evropiane.Aktualisht, Universiteti i Tetovës, si një institucion i konsoliduar arsimor, veprimtarinë e tij e zhvillon në tre cikle të studimeve: studimet deridiplomike, studimet e magjistraturës dhe ato të doktoraturës.Si drejtues të universitetit, jemi angazhuar pareshtur për përmirësimin e infrastrukturës, për reformimin e përgjithshëm, për rritjen e cilësisë së shërbimeve akademike, për përsosjen e nivelit të mësimdhënies e të kërkimeve shkencore dhe për komunikimin e drejtpërdrejtë e të frytshëm me studentët dhe kuadrin e mësimdhënësve. Si rezultat i këtij angazhimi, kemi arritur t’i përmbushim objektivat dhe synimet tona për af rimin e studentëve të rinj, përkatësisht në rritjen e numrit të atyre që regjistrohen në programet studimore që ne of rojmë në të gjitha fakultetet.Ne kujdesemi në vazhdimësi që t’u of rojmë studentëve lehtësime në disa kategori pagesash të obligueshme për studime, gjithnjë duke pasur si prioritet studentët ekselentë, për të cilët ndajmë bursa studentore për çdo vit akademik.Nga themelimi e deri më sot, për të gjithë hapat e bërë dhe për të gjitha zhvillimet që ka përjetuar, Universiteti i Tetovës, për aleat më të mirë ka pasur kombin tonë. Kjo e motivon kujdesin për kultivimin e pandërprerë dhe ruajtjen e marrëdhënieve tona të natyrshme, që mbeten në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë, në çdo rrethanë. Krahas bashkëpunimit brendashqiptar, ne e kemi forcuar edhe bashkëpunimin institucional me universitetet publike dhe private nga vendi, nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, por dhe me universitete prestigjioze nga rajoni dhe bota, me të cilët kemi nënshkruar marrëveshje të posaçme bashkëpunimi për punë të përbashkëta që lidhen me procesin mësimor-shkencor.Për këto dhe për shumë gjëra të tjera, të cilat nuk i përmendëm për shkaqe objektive, Universiteti i Tetovës sot konsiderohet vatër dhe alternativë serioze e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që garanton studime cilësore dhe të pranuara edhe jashtë vendit, të cilat mund t’i ndjekin të gjithë ata që duan të studiojnë në këtë institucion sipas standardeve të kërkuara nga Sistemi Evropian i Transferit të Kredive dhe tregu global i punës.Universiteti ynë, tashmë hapëron drejt dekadës së tretë, me vendosmërinë, vizionin dhe f rymën e rilindësve, pishtarëve të arsimit dhe iluministëve të kombit tonë.Ndaj, për të gjithë ju që do të regjistroheni në ndonjërin nga fakultetet dhe programet studimore që of ron Universiteti ynë, zotohemi se do të punojmë me përkushtim për t’ju përgatitur e aftësuar profesionalisht dhe për t’ju bërë të aftë për konkurrim dinjitoz në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Ju mirëpresim!

Prof.Dr. Kushtrim Ahmeti
2022-

Prof.Dr. Reshat Qahili
Dhjetor 2021-Maj 2022

Prof.Dr. Vullnet Ameti
2012-2022

Prof.Dr. Agron Reka
2009-2012

Prof.Dr. Sadi Bexheti
2006-2009

Prof.Dr. Nexhbedin Beadini
2003-2006

Prof.Dr. Ramiz Abdyli
Janar-Mars 2003

Prof.Dr. Fadil Sulejmani
1995-2003

Historiku i UT-së

Universiteti i Tetovës është i hapur dhe i arritshëm për të gjithë ata të cilët si studentë, mësimdhënës ose bashkëpunëtorë, me cilësitë e veta intelektuale dhe morale, në ambientin e definuar të autonomisë universitare, si pandehje të lirisë akademike të shprehjes individuale dhe të dëshmimit të aftësive dhe cilësive, të japin kontributin e vet në fushën e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe profesionalizmit.

“Universiteti i Tetovës ka histori të shkurtër, por një të kaluar shumë të gjatë.”

Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirëve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.

Nga ky këndvështrim, veprimtarinë, zhvillimin e UT-së mund ta ndajmë në dy periudha:

-Periudha 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës
-Periudha 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.

Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual dhe institucional. Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e UT-së.
Së këndejmi UT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. UT-ja është anëtare e Konferencës së Universiteteve Evropiane.
Sot UT-ja është strukturuar në 13 fakultete, 65 programe studimore, 115 drejtime studimore dhe 3 institute kërkimore-shkencore.

Procesi mësimor-shkencor

Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive.
Në rrafshin e procesit edukativo-mësimor, Universiteti rëndësi të veçantë i kushton zbatimit të reformave të Bolonjës si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse ky komponent është akoma larg synimeve të UT-së në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto kërkime realizohen përmes projekteve bilaterale në saje të projekteve Erasmus, DAD, Tempus etj. për kërkime dhe zhvillim. Duke u mbështetur në standardet evropiane, kualiteti akademik dhe studimor është gjithnjë në rritje.
Për sa i përket Kartës së Bolonjës, UT-ja hyn aktualisht në një fazë të re të zhvillimit të vet, në fazën e implementimit dhe të konceptimit të modelit të Bolonjës sipas skemës 3+2+3 ose 4+1+3 (Bachelor+Master+PhD). Duke implementuar sistemin e ri evropian të studimeve, UT-ja synon të jetë shumë shpejt pjesë integrale e universiteteve evropiane, studentët të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.
Diplomat e fituara në UT janë kompatabile me diplomat e universiteteve perëndimore. Këtë fakt e vërtetojnë studentët e shumtë të cilët pas diplomimit punësohen ose studimet e tyre pasuniversitare i vazhdojnë në universitetet tjera jashtë vendit.

Periudha e ardhshme për UT-në do të jetë periudhë që do të japë fillesën:

– Kampusi universitar (me të cilin do të bëhet përqendrimi i fakulteteve në një hapësirë të vetme). Në përbërje të Kampusit do të jenë: objekti për akomodimin e studentëve, magjistrantëve, doktorantëve, specializantëve, viziting profesorëve dhe mysafirëve të tjerë, konvikti studentor, mensa studentore, salla sportive, biblioteka universitare, qendra bashkëkohore kompjuterike, ndërtimi i laboratorëve;
– Zbatimi i Sistemit të Akumulimit dhe Tansferit të Kredive – ECTS-sistemit në tërësi edhe si sistem akumulimi  të kredive edhe si sistem transferi të kredive;
-Imperativ në zbatimin e ECTS-së do të jetë mobiliteti i studentëve me qëllim që ata të kenë mundësi t’i thellojnë dijet e tyre në universitete tjera të cilat janë nënshkruese të Magna Kartës Evropiane,
– Internacionalizimi dhe integrimi i Universitetit në të gjitha forumet universitare të Evropës respektivisht në familjen e universiteteve bashkëkohore. Në këtë kontekst bashkëpunimi me universitetet në rajon edhe më gjerë është trefishuar;
– Avancimi i punës shkencore-hulumtuese përkundër asaj akademike, do t’i japë një shtytje dimensionimit të ri të procesit akademik që zhvillohet në universitet;
-Ofrimi dhe zhvillimi i sistemit të të mësuarit E-learning – të mësuarit me internet, libra elektronikë të përcjella me zë do ta rritë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
– Vënia e mjeteve audio-vizuale, tashmë të siguruara, në funksion të implementimit të metodës së “të mësuarit në distancë” me çka studentëve në klasa të veçanta do t’u mundësohet përcjellja e ligjëratave në distancë;
– Kompletimi i mjediseve akademike dhe pajisja e laboratorëve me mjete më bashkëkohore;
– Zhvillimi dhe realizimi i projekteve të shumta në kuadër të instituteve, të cilat paraqesin njësi integruese të Universitetit si Instituti i Ekologjisë dhe  Teknologjisë, Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare “Josif Bageri” etj.;
-Kyçja intensive në programe arsimore dhe hulumtuese evropiane (TEMPUS, DAAD, USAID, SOROS, NATO, BE, Ambasada të vendeve të  ndryshme) si edhe vitin e kaluar, janë prioritete të hartuara në Strategjinë e Universitetit;
– Disperzimi i programeve studimore në qytete tjera, proces i cili do të jetë kompatibil me profilet të cilat përgatiten në shkollat e mesme, me të vetmin qëllim që studimet të jenë më afër studentëve.

Puna dhe niveli arritjeve nga puna e deritanishme na bëjnë të ndjehemi krenarë, por edhe të jemi më vigjilentë në ndërmarrjen e aktiviteteve që Universitetin do ta çojnë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike. Rektorati dhe stafi akademik, para së gjithash, mbajnë përgjegjësi historike për krijimin e sistemeve të reja të vlerave, në veçanti në arsim, shkencë dhe kulturë, të cilat njëkohësisht paraqesin shtyllë për zhvillim dhe prosperitet të gjeneratave të ardhshme.
Me një fjalë dimensionimi i UT-së do të shkojë drejt zhvillimit të një sistemi efektiv të arsimit të lartë, i cili Universitetin do ta çojë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike dhe do të kontribuojë drejt përmbushjes së misionit të shenjtë duke krijuar kuadro të mirëfillta, të jetë promotor i ndryshimeve si në vend ashtu edhe jashtë tij.

Synimet e Universitetit

Tendenca e Universitetit që të jetë më pranë studentëve rezultoi në vendimin që programet studimore të disperzohen në disa qytete në R. e Maqedonisë së Veriut.
Numri i studentëve nga viti në vit është gjithnjë në rritje dhe tani në UT studiojnë 13.000 studentë me status aktiv të studimeve. Numri i studentëve që u takojnë etniteteve të ndryshme gjithnjë është në rritje, nëse para 3 vjetëve kanë studiuar disa dhjetëra studentë, sot studimet i vijojnë disa qindra studentë të etniteteve tjera ose më saktë numri i tyre është rreth 10% nga numri i përgjithshëm i studentëve.
UT-ja synon të jetë Universitet i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, prandaj  është  i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë, pa dallime nacionale, fetare etj.
Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në UT është në rritje progresive. Në krahasim me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend, numri i studentëve të rinj në UT është rritur për 30%. Kjo mund të merret si tregues për atë se UT-ja zhvillohet dhe dimensionohet në drejtim të duhur dhe me hapa të sigurt hapëron në familjen e  universiteteve evropiane.
Oferta e UT-së për studentët e ardhshëm është konkurrente dhe gjithëpërfshirëse. Ne ofrojmë plane dhe programe studimore të të gjitha profileve dhe tarifa të volitshme për studime.
Kuadri akademik i kualifikuar, bashkëpunimi UT-së me universitetet më në zë nga rajoni e bota dhe ajo që është më e rëndësishmja, lidhja emocionale që ndiejnë shqiptarët, pa përjashtim, për këtë universitet. Sakrifica dhe kontributi i tyre e ngritën këtë institucion deri në këtë nivel, si universitet i vetëm shtetëror me mësim në gjuhën shqipe janë arsyeja pse duhet studiuar në UT.

Kryetar i Senatit | Prof. Dr. Vullnet Ameti
u. d. Rektori
| Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti
Prorektori për Arsim | Prof. Dr. Ibrahim Neziri
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar | Prof. Dr. Shefik Shehu
Prorektori për Shkencë | Prof.Dr. Agon Memeti
Prorektori për Financa | Prof. Dr. Faton Shabani
Sekretari i përgjithshëm | Adem Beadini
Prof. Dr. Fatbardha Ismaili
Prof. Dr. Sali Zhaku
Prof. Dr. Sheherzada Murati
Prof. Dr. Zeqirja Idrizi
Prof. Dr. Lulzime Kamberi
Prof. Dr. Hyreme Gurra
Prof. Dr. Nderim Zeqiri
Prof. Dr. Asan Idrizi
Prof. Dr. Metin Izeti
Prof. Mr. Bajramali Idrizi
Prof. Dr. Sadi Bexheti
Prof. Dr. Qenan Ferati
Prof. Dr. Milazim Kamberi
Prof. Dr. Florim Idrizi
Prof. Dr. Flamure Ibraimi Sadiku
Prof. Dr. Xhabir Abdullahu
Prof. Dr. Merije Elezi
Prof. Dr. Hazir Pollozhani
Prof. Dr. Elmi Jusufi
Prof. Dr. Naser Raimi
Prof. Dr. Astrit Iseni
Doc. Dr. Besa Dogani
Doc. Dr. Arbresha Zenki Dalipi
Eliesa Zhaku
Besa Bexheti
Ardi Memeti

Rektori | Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti
Prorektori për Arsim | Prof. Dr. Ibrahim Neziri
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar | Prof. Dr. Shefik Shehu
Prorektori për Shkencë | Prof. Dr. Agon Memeti
Prorektori për Financa | Prof. Dr. Faton Shabani
Sekretari i përgjithshëm | Adem Beadini
Dekani i Fakultetit Filozofik | Prof. Dr. Ibish Kadriu
Dekani i Fakultetit Pedagogjik | Prof. Dr. Lulzim Memedi
Dekani i Fakultetit Filologjik | Prof. Dr. Berton Sulejmani
Dekani i Fakultetit Juridik | Prof. Dr. Jusuf Zejneli
Dekani i Fakultetit Ekonomik | Prof. Dr. Brikend Aziri
Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore | Prof. Dr. Alit Ibraimi
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike | Prof. Dr. Shpresa Memishi
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara | Prof. Dr. Enis Jakupi
Dekani i Fakultetit të Arteve |  Prof. Mr. Senad Abduli
Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore | Prof. Dr. Nevzat Elezi
Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit | Prof. Dr. Xhezair Idrizi
Dekani i Fakultetit të Adiminstrimit të Biznesit | Prof. Dr. Llokman Hebibi
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë | Doc. Dr. Bardhyl Limani
Kryetare e Parlamentit Studentor | Eliesa Zhaku

MUZEU I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

Në fshatin Poroj, në afërsi të qytetit të Tetovës ndodhet muzeu që dokumenton historinë e kthjellët të themelimit të Universitetit të Tetovës në vitin 1994.

Të vendosur për të filluar mësimdhënia në gjuhën shqipe, anëtarët e komunitetit u bashkuan për të formuar këtë universitet në Tetovë. Anëtarët e komunitetit donin të themelonin një universitet në Tetovë, në të cilin studentët do të mund të mësonin në gjuhën shqipe. Pa mbështetje nga shteti, komuniteti u bashkua duke u takuar në klasa të improvizuara në shtëpitë e njerëzve. Kjo përpjekje u përball me rezistencë, siç mund ta shihni në artikujt e gazetave dhe tek ekspozita në muze. Në një nga fotot, ju mund t’i shihni fshatarët që vijnë rrugës për të mbrojtur studentët, pasi rreth 300 trupa ishin dërguar për të trajtuar situatën.

Në fakt, themelimi i muzeut të Universitetit të Tetovës, është një nga momentet më të rëndësishme gjatë periudhës së jetëgjatësisë së këtij institucioni, për aq sa përfaqëson lidhjen ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes.

Aktualisht, muzeu i Universitetit të Tetovës është i hapur në Blackwell History of Education Museum — Collage of Education në Universitetin e Ilinoisit Verior me seli në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

http://news.cedu.niu.edu/coenews/cameras-eye-blackwell-photo-exhibition-to-tell-tale-of-tetova/

Mos e humbni shansin e madh për të vizituar këtë Muze!

Qendra për TI
Ramazan Fetai

E-mail: ramazan.fetai@unite.edu.mk

Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor
Mr. Sc. Donika Kamberi

E-mail: centerforpeace@unite.edu.mk | donika.kamberi@unite.edu.mk

Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë

E-mail: careercenter@unite.edu.mk

Qendra për Gjuhë të Huaja

Prof. Dr. Isa Spahiu

E-mail: isa.spahiu@unite.edu.mk

Sekretari i përgjithshëm

Adem Beadini

E-mail: adem.beadini@unite.edu.mk


Zyra për Arsim
E-mail: zyraperarsim@unite.edu.mk

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Përgjegjës: Doc.Dr. Hatibe Deari
E-mail: international@unite.edu.mk | hatibe.deari@unite.edu.mk

Zyra për Financa dhe Kontabilitet
Përgjegjës: Mr.Sc. Imberjah Tairi
E-mail: imberjah.tairi@unite.edu.mk

Zyra për Çështje Juridike
Përgjegjës: Mr.Sc. Florian Nesimi
E-mail: florian.nesimi@unite.edu.mk

Zyra për Informim
Përgjegjës: Mr.Sc. Selam Sulejmani
E-mail: press@unite.edu.mk

Zyra për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte
E-mail: projects@unite.edu.mk

Zyra për Hulumtime Shkencore dhe Inovacione
E-mail: zshi@unite.edu.mk

Zyra për Menaxhimin e Cilësisë dhe Evaluim
Përgjegjës: Doc.Dr. Sheruze Osmani Ballazhi
E-mail: evaluation@unite.edu.mk

Kordinator Universitar për ECTS
Përgjegjës: Mr. Sc. Naser Ramadani
E-mail: naser.ramadani@unite.edu.mk

Zyra për Studimet e Doktoraturës
Përgjegjës: Valmisa Novi
E-mail: doktoratura@unite.edu.mk

Zyra e Diplomave
Përgjegjës: Emin Zejneli
E-mail: emin.zejneli@unite.edu.mk

Lista e universiteteve me të cilat Universiteti i Tetovës ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Maqedonia e Veriut

NR. UNIVERSITETI
1 Universiteti Shën Kliment Ohridski
2 Universiteti Goce Delçev
3 Universiteti për Teknologji dhe Shkencë Informatike “Sveti Apostol Pavle”, Ohër
4 Universiteti për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup
5 Univerersiteti FON
6 Universiteti i Evropës Juglindore – SEEU
7 Universiteti Shën Kirili dhe Metodij

Shqipëri dhe Kosovë

NR. UNIVERSITETI
1 Universiteti i Tiranës
2 Universiteti i Prishtinës
3 Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
4 Universiteti “Aleksandër Moisiu”
5 Universiteti “Fan S. Noli”
6 Universteti “Marin Barleti”
7 Universiteti “Eqrem Çabej”
8 Universiteti “Luigj Gurakuqi”
9 Universiteti “Ismail Qemali”
10 Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”
11 Universiteti Bujqësor i Tiranës
12 Universiteti Europian i Tiranës
13 Universiteti EPOKA
14 BPRAL „UniMedica“, Prishtinë
15 Kolegji Universi, Kosovë
16 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
17 Kolegji i Shkencave Mjekësore „Rezonanca“, Prishtinë

Turqi

NR. UNIVERSITETI
1 Universiteti i Stambollit
2 Universiteti i Trakisë
3 Universiteti i Sakarjas
4 Universiteti Ondokuz Mayis
5 Universiteti i Haxhetepes
6 Universiteti Celal Bayar
7 Universiteti Koxhaelit
8 Universiteti i Bilexhikut
9 Universiteti Marmara
10 Universiteti Teknik Yildiz
11 Universiteti Kirklareli
12 Universiteti i Tregtisë në Stamboll
13 Universiteti Uludag
14 Universiteti Mehmet Akif Ersoy
15 Universiteti Teknik i Bursës
16 Universiteti i Çanakales
17 Universiteti Ataturk

Të tjera

NR. UNIVERSITETI
1 Universiteti i Mariborit, Sloveni
2 Universiteti i Zagrebit, Kroaci
3 Universiteti i Rijekës, Kroaci
4 Universiteti i Lublanës, Sloveni
5 Universiteti i Tuzlës, Bosnje dhe Hercegovinë
6 Universiteti i Mostarit, Bosnje dhe Hercegovinë
7 Universiteti i Nishit, Sërbi
8 Universiteti i Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë
9 Universiteti “Džemal Bijedić”, Bosnje dhe Hercegovinë
10 Universiteti i Novi Pazarit, Sërbi
11 Universiteti i Novi Sadit, Sërbi
12 Universiteti i Banja Llukës, Bosnje dhe Hercegovinë
13 Universiteti i Zenicës, Bosnje dhe Hercegovinë
14 Universiteti i Zarës, Kroaci
15 Universiteti i Traonikut, Bosnje dhe Hercegovinë
16 Fakulteti Ekonomik në Suboticë, Sërbi
17 City College, City University, New York
18 Universiteti i Mursisë, Spanjë
19 Compostela Instituti Teologjik – Universiteti Pontificia de Salamanca, Spanjë
20 Eastern Mediterranean University, Qipro Veriore
21 Middle East Technical University, Kampusi në Qipron Veriore
22 Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, Veloko Trnovo, Bullgari
23 Universiteti i Teknologjisë Ushqimore, Plovdiv, Bullgari
24 Universiteti i Shkencave të Zbatuara, JAMK, Finlandë
25 Universiteti i Kalabrisë, Itali
26 Alma Mater Europaea-European Center, Maribor, Sloveni
27 Universiteti i Mjekësisë në Grac, Austri
28 Universiteti Aldo Moro, Bari, Itali
29 Universiteti Northern Ilinois, SHBA
30 CASS Instituti Evropian për Studime të Menaxhimit, Paris, Francë
31 Dr.Wishvanath Karad MIT- World Peace University MIT-WPU, Indi