Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore organizon studimet themelore në tetë programe studimore, që zgjasin katër vjet, kurse studenti grumbullon gjithsej 240 kredi.
Ky fakultet realizon veprimtari arsimore, shkencore-hulumtuese, aplikative dhe publikuese në sferën e shkencave biologjike, fizike, kimike, matematikore, informatike, gjeografike dhe ekologjike.

Matematika & Matematika financiare paraqet shkencë që është në korelacion me shkencat teknike dhe fizikën, por në kohën e fundit është evidente se depërton edhe në ekonomi, mjekësi, teknologjinë informatike si dhe në shkencat e tjera. Cikli master studentëve të diplomuar u mundëson që dijet e fituara t’i thellojnë në punën shkencore-hulumtuese në fushën e matematikës.

Informatika ose Teknologjia e informatikës paraqet pjesë integruese të zhvillimit bashkëkohor, si të shoqërisë ashtu edhe të shkencave tjera. Studimet bazike të informatikës përfshijnë njohuri të thelluara mbi softuerin dhe harduerin, si dhe shfrytëzimin e kompjuterit për qëllime të ndryshme: udhëheqjen e proceseve, përpunimin e të dhënave, menaxhimin e informacioneve, përpunimin e sistemeve inteligjente kompjuterike etj.

Fizika paraqet sfidë për maturantët e ri dhe para së gjithash të mençur, sepse sqaron bashkëveprimet reciproke të grimcave më të imta si dhe bashkëveprimet reciproke dhe fshehtësitë e trupave qiellorë me një fjalë studion raportin e materies dhe energjisë. Cikli i dytë zgjat një vjet dhe ofron 60 ECTS kredi.

Kimia paraqet bërthamën e shkencave moderne, teknologjisë dhe mjekësisë. Objekti i studimit të kimisë është materia dhe konglomerati kimik i saj. Në jetën bashkëkohore, në veçanti në prodhimin dhe sintezën e proteinave, kimia ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kimistët e diplomuar punësohen në punë shkencore-hulumtuese, arsim, hulumtime laboratorike, industrinë bioteknologjike, shëndetësi, farmaci, industrinë petrokimike etj.

Përmbajtja dikotome e programit studimor Fizikë&Kimi studentëve u mundëson përfitim të njohurive dhe kompetencave për punë në arsim respektivisht për kyçje në procesin edukativo-arsimor qoftë në shkollimin fillor ose të mesëm.

Studimet e Biologjisë janë të konceptuara mbi parimin e mësimnxënies së njohurive dhe kompetencave të zgjeruara mbi shkencat biologjike, që do të shërbejnë për inkuadrimin e biologëve të diplomuar si në procesin arsimor ashtu edhe në institucionet tjera. Studentët e suksesshëm mund t’i vazhdojnë studimet e veta në ciklin e dytë master të cilat zgjasin 2 semestra dhe ofrojnë 60 ECTS kredi.

Ekologjia, nga shkencat bashkëkohore për mjedisin jetësor, sot trajtohet si shkencë interdisiplinore. Ajo studion dhe ofron zgjidhje për problemet nga sfera e mbrojtjes të mjedisit jetësor, planifikimin hapësinor, shkencat natyrore, teknike dhe bioteknike. Gjithashtu, ekologjia ndeshet edhe me sfidat në planin global, siç është ngrohja globale dhe ndotja e planetit Tokë. Studimet e masterit zgjasin një vjet dhe ofrojnë 60 kredi.

Studimet bazike të Gjeografisë zgjasin katër vjet dhe ofrojnë 240 kredi, me çka Profesori i gjeografisë ose Gjeografi i diplomuar fiton të drejtën për vazhdimin e ciklit të dytë të master studimeve të cilat zgjasin dy semestra dhe ofrojnë 60 kredi. Përpos punës arsimore Gjeografi i diplomuar mund të punojë në planifikimin hapësinor dhe shoqëror, urbanizëm, mbrojtjen e mjedisit, studime multidisiplinare etj.

Cikli I

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
INFORMATIKË Arsimor 8 240 Profesor i diplomuar i informatikës Deskriptori
Profesional Inxhinier i diplomuar i informatikës Deskriptori
INFORMATIKË në gj. angleze Profesional 8 240 Inxhinier i diplomuar i informatikës Deskriptori
INFORMATIKA E BIZNESIT 8 240 I diplomuar në informatikë biznesi Deskriptori
TELEKOMUNIKIME DHE TEKNOLOGJI KOMPJUTERIKE 8 240 Inxhinier i diplomuar në telekomunikime dhe teknologji kompjuterike Deskriptori
BIOLOGJI Arsimor 8 240 Profesor i diplomuar i biologjisë Deskriptori
Biokimik Inxhinier i diplomuar i biokimis Deskriptori
GJEOGRAFI Arsimor 8 240 Profesor i diplomuar i gjeografisë Deskriptori
Profesional Gjeograf i diplomuar Deskriptori
EKOLOGJI Ekologji 8 240 Ekolog i diplomuar Deskriptori
FIZIKË Arsimor 8 240 Profesor i diplomuar i fizikës Deskriptori
Profesional Inxhinier i diplomuar i fizikës Deskriptori
FIZIKË-KIMI Arsimor 8 240 Profesor i diplomuar i fizikës dhe kimisë për shkollat fillore Deskriptori
MATEMATIKË Arsimor 8 240 Profesor i diplomuar i matematikës Deskriptori
MATEMATIKË FINANCIARE 8 240 Bachelor në matematikë financiare Deskriptori
KIMI Kimi arsimore 8 240 Profesor i diplomuar i kimisë Deskriptori
Biokimi analitike Inxhinier i diplomuar i kimisë drejtimi: biokimi analitike Deskriptori
Kimi profesionale Inxhinier i diplomuar i kimisë Deskriptori

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
BIOLOGJI Botanikë 2 60 Magjistër i biologjisë + emri modulit
Zoologji
Biokimi
INFORMATIKË 2
4
60
120
Magjistër i informatikës
E-Teknologji bashkëkohore
Sistemet për bazat e të dhënave
2 60 Magjistër i informatikës – E-Teknologji bashkëkohore
Magjistër i informatikës – Sistemet për bazat e të dhënave
INFORMATIKË në gj. angleze 2 60 Magjistër i informatikës
GJEOGRAFI Gjeografi humane 2 60 Magjistër i shkencave gjeografike
EKOLOGJI Ekologji e përgjithshme 2 60 Magjistër i ekologjisë
FIZIKË Biofizikë 2 60 Magjistër i shkencave të fizikës, moduli Biofizikë
Fizika e materialeve
Fizika e materialeve në gjuhën angleze
Magjistër i shkencave të fizikës, moduli Fizikë e materialeve
Fizikë e përgjithshme Magjistër i shkencave të fizikës, moduli Fizikë e përgjithshme
Fizika teorike Magjistër i shkencave të fizikës, moduli Fizikë teorike
MATEMATIKË 2 60 Magjistër i shkencave matematike
KIMI 2 60 Magjistër i kimisë

Cikli III

PROGRAMI DREJTIMI ECTS KUALIFIKIMI
BIOLOGJI Biokimi dhe fiziologji 180 Doktor i shkencave në fushën e biologjisë – Fiziologji dhe Biokimi

Dekan
Prof. Dr. Alit Ibraimi
alit.ibraimi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Fadil Ajredini
fadil.ajredini@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Florinda Imeri
florinda.imeri@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Hatixhe Bajrami
hatixhe.bajrami@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Mars 2022)