Universiteti i Tetovës, më 23 qershor 2021, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme  të EASE (Shoqata Evropiane e Redaktorëve Shkencorë). Shoqata Evropiane e Redaktorëve Shkencorë aktualisht ka mbi 500 anëtarë që veprojnë në më shumë se 50 vende të botës. Ky subjekt i njohur ndërkombëtarisht për veprimtarinë që zhvillon ofron mundësinë për të qëndruar në hap me trendet që ndërlidhen me botimet shkencore. Universiteti ynë nga muaj shkurt i këtij viti është anëtar me të drejta të plota.

Botimet shkencore, përkatësisht revistat që i botojnë fakultetet e Universitetit të Tetovës, tashmë janë regjistruar në EASE dhe të njëjtat mbështeten në rregullat e EASE, ku autorët janë përgjegjës për origjinalitetin dhe autorësinë e dorëshkrimeve të tyre dhe duhet të sillen në përputhje me parimet etike dhe rregullat e ndershmërisë shkencore.

Universiteti boton 11 revista shkencore me nga dy numra secilin vit, siç janë:

  1. Acta Medica Balkanica  Vol. 6 | 2021
  2. Albanologjia  Vol. 8 | 2021
  3. Economic Vision  Vol. 8 | 2021
  4. Filologjia  Vol. 9 | 2021
  5. Education  Vol. 3 | 2021
  6. Food Technology and Nutrition Vol. 4 | 2021
  7. JAS – SUT Vol. 7 | 2021
  8. Natural Sciences and Mathematics  Vol. 6 | 2021
  9. Justicia  Vol. 9 | 2021
  10. Philosophica  Vol. 8 | 2021
  11. Sport & Health  Vol. 8 | 2021

Revistat janë të indeksuara në:

Veprimtaria hulumtuese – shkencore e Universitetit tonë ka shënuar rezultate në shumë fusha studimore dhe pjesa dërmuese e tyre janë shpërndarë në bibliotekat e vendit dhe ato ndërkombëtare, si në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.