Loading...
Fillimi2022-09-20T14:08:36+02:00
Vizioni – Jetësimi i idealeve kombëtare dhe vlerave bashkëkohore në arsim, shkencë, kulturë me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të gjeneratave të ardhshme.
Misioni – Krijimi dhe avancimi i të mësuarit, shkathtësive, njohurive, kompetencave akademike dhe profesionale, që do të jenë avancuese të ndryshimeve në shoqëri, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Krijimi dhe zhvillimi i programeve studimore të nevojshme për shoqërinë dhe tregun në vend dhe më gjerë.
Zhvillimi i infrastrukturës në përputhje me qëllimet dhe natyrën e programeve studimore.
Stimulimi dhe kultivimi i lirive dhe arritjeve akademike, mësimore dhe shkencore të studentëve dhe mësimdhënësve.
Stimulimi i veprimtarisë hulumtuese-shkencore të mësimdhënësve dhe studentëve (mbështetje të botimit të revistave shkencore, konferencave, librave dhe projekteve të ndryshme shkencore).
Kultivimi i vlerave etike, barazisë, integritetit, tolerancës dhe përgjegjësisë sociale, me qëllim të formimit të studentëve si qytetarë pjesëmarrës aktiv në shoqëri multikulturore.
Evaluimi i vazhdueshëm i procesit mësimor, realizimi i kurrikulave dhe qëllimet e programit studimor.
Mbështetja e studentëve me sukses të dalluar në zhvillimin e karrierës së tyre akademike dhe profesionale.

Oraret

Cikli i tretë

Njoftimet

Konkurset

Aktuale

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës realizoi vizitë pune në Universitetin e Barcelonës

Nëntor 08, 2022|

Me ftesë të Universitetit Autonom të Barcelonës, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shefik Shehu, qëndroi për vizitë pune në këtë universitet. Prorektori Shehu realizoi një sërë takimesh me drejtuesit e UAB-së, përfshirë dhe takimin me homologun e [...]

Profesorë të Universitetit të Tetovës morën pjesë në shënimin e jubileut të Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit

Tetor 31, 2022|

Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani dhe Prof. Dr. Salajdin Salihi morën pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “101-vjetori i Albanologjisë në Universitetin e Beogradit” të organizuar nga Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe e Fakultetit Filologjik në Universitetin [...]

Ngjarje

Go to Top