Të nderuar studentë dhe profesorë, Ju njoftojmë se UT-ja e shpall të hapur konkursin për shkëmbim të studentëve dhe profesorëve me universitete të Turqisë, në kuadër të “Programit të shkëmbimit MEVLANA”!
Studentët që dëshirojnë të aplikojnë për programin e shkëmbimit Mevlana duhet:
- të jenë deridiplomikë, magjistrantë ose doktorantë
- të kenë notë mesatare 8 nga totali prej 10, nëse janë deridiplomikë
- të kenë notë mesatare 9 nga totali prej 10, nëse janë magjistrantë ose doktorantë
- të flasin gjuhën, në të cilën mbahet mësimi në programin përkatës, në një nivel të arsyeshëm
Mësimdhënësit:
Nuk ka kushte të veçanta për mësimdhënësit. Megjithatë, është më mirë për mësimdhënësit që do të shkojnë në universitet e Turqisë të flasin gjuhën që përdoret në katedër, ku ata do të ligjërojnë
Lista e universiteteve me të cilat UT ka marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të “Programit të shkëmbimit MEVLANA”:
Për informata më të hollësishme, klikoni këtu
ose drejtohuni te Koordinatorja për Programin Mevlana për UT-në
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Mr.Sc. Hatibe Deari – Zeqiri | hatibe.deari@unite.edu.mk
Tel. +38944 356 514