Të nderuar studentë dhe profesorë, Ju njoftojmë se UT-ja e shpall të hapur konkursin për shkëmbim të studentëve dhe profesorëve me universitete të Turqisë, në kuadër të “Programit të shkëmbimit MEVLANA”!

Studentët që dëshirojnë të aplikojnë për programin e shkëmbimit Mevlana duhet:

  • të jenë deridiplomikë, magjistrantë ose doktorantë
  • të kenë notë mesatare 8 nga totali prej 10, nëse janë deridiplomikë
  • të kenë notë mesatare 9 nga totali prej 10, nëse janë magjistrantë ose doktorantë
  • të flasin gjuhën, në të cilën mbahet mësimi në programin përkatës, në një nivel të arsyeshëm

Mësimdhënësit:

Nuk ka kushte të veçanta për mësimdhënësit. Megjithatë, është më mirë për mësimdhënësit që do të shkojnë në universitet e Turqisë të flasin gjuhën që përdoret në katedër, ku ata do të ligjërojnë

Lista e universiteteve me të cilat UT ka marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të “Programit të shkëmbimit MEVLANA”:

Për informata më të hollësishme, klikoni këtu
ose drejtohuni te Koordinatorja për Programin Mevlana për UT-në

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Mr.Sc. Hatibe Deari – Zeqiri | hatibe.deari@unite.edu.mk
Tel. +38944 356 514