Fakulteti i Arteve si pjesë integrale e Universitetit të Tetovës, me programet studimore të Artit figurativ, Artit muzikor dhe Artit dramatik, paraqet themelin e arsimit të lartë në fushën e artit. Gjatë këtyre dekadave të ekzistencës, të gjitha këto programe studimi në kuadër të Fakultetit të Arteve kanë ndërtuar një profil të njohur, kanë zënë një vend të veçantë në të gjithë sistemin arsimor të RMV-së dhe kanë formuar breza të rinjsh të përkushtuar ndaj artit dhe qasjes krijuese në përgjithësi.

Me themelimin e Universitetit të Tetovës më 17 dhjetor 1994, në kuadër të tij u themelua edhe Fakulteti i Arteve. Në vitin 1996/2002 Fakulteti i Arteve u transformua në tri fakultete: Fakulteti i Arteve Figurative, Fakulteti i Arteve Muzikore dhe Fakulteti i Arteve Dramatike. Në vitin 2002/2004, tri fakultetet shkrihen në një fakultet: Fakulteti i Arteve me tri programe studimore: Arti Figurativ, Arti Muzikor dhe Arti Dramatik.  Në vitin 2004 Universiteti i Tetovës nga Bordi i Akreditimit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht u emërua Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në kuadër të tij Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve me dy programe studimore; Arti figurativ dhe Arti muzikor. Ndërkaq, në vitin 2008 u shndërrua në Fakultetin e Arteve, emër të cilin e mban edhe sot (07.07.2008 është shpallur dita e Fakultetit të Arteve).

Aktualisht janë tri programe studimi në Fakultetin e Arteve:

  • Arti figurativ
  • Arti muzikor
  • Artet dramatike dhe audiovizuele

Studimet në Fakultetin e Arteve janë përshtatur me Sistemin e Akumulimit dhe Transferimit të Kredive, i cili është konceptuar në përputhje me rekomandimet dhe kuadrin e përcaktuar të akademive dhe fakulteteve evropiane dhe në përputhje me Deklaratën e Bolonjës. Studimet në ciklin e parë në Fakultetin e Arteve zgjasin katër vite akademike (tetë semestra 240 ECTS – kredi), kurse studimet e ciklit të dytë zgjasin një vit akademik (dy semestra 60 ECTS – kredi). Fakulteti i Arteve merr pjesë aktive në zbatimin e Programit Tempus dhe Erasmus + dhe është në bashkëpunim të vazhdueshëm me universitetet nga i gjithë rajoni.

Për pranimin e studentëve të rinj, për shkak të specifikave të drejtimeve, ekzistojnë kushte të caktuara për regjistrim, përkatësisht të drejtë regjistrimi kanë të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme katërvjeçare dhe me sukses e kalojnë provimin pranues-vlerësues.

Që nga themelimi e deri më sot, Fakulteti i Arteve ka pasur statusin e një institucioni lider në fushën e edukimit artistik. Gjatë 27 viteve të ekzistencës së tij kanë marrë pjesë rreth 96 profesorë – artistë të shquar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Në këtë institucion janë diplomuar rreth 656 studentë, ndër të cilët një numër i madh përfaqësuan me sukses vendin me ekspozita, filma, koncerte, shfaqje të rëndësishme teatrale brenda dhe jashtë vendit.

Ashtu si institucionet e tjera të arsimit të lartë edhe Fakulteti i Arteve në Tetovë po përballet me sfidat e epokës moderne. Të gjitha karakteristikat e kohës në të cilën jetojmë pasqyrohen në veprimtarinë e Fakultetit. Është përgjegjësi e mësimdhënësve të Fakultetit që të ofrojnë kurrikula, përmbajtja e të cilave duhet të jetë në harmoni me nevojat e kohës.

Cikli I

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
ARTI FIGURATIV Pedagogjik 8 240 Profesor i diplomuar i arteve figurative Deskriptori
Pikturë Piktor i diplomuar i arteve figurative
Grafikë Grafist i diplomuar i arteve figurative
Skulpturë Skulptor i diplomuar i arteve figurative
Dizajn grafik Dizajner grafik i diplomuar
ARTI MUZIKOR Teorike-pedagogjike 8 240 Deskriptori
Pedagogjik Pedagog i diplomuar i muzikës
Kompozim Kompozitor i diplomuar
Dirigjim Dirigjent i diplomuar
Muzikologji Muzikolog i diplomuar
Etnomuzikologji Etnomuzikolog i diplomuar
Vokalo-instrumental
Solo këndimi Solo këngëtar i diplomuar
Oboa Oboist i diplomuar
Klarinetë Klarineist i diplomuar
Fagot Fagotist i diplomuar
Trombë Tromboist i diplomuar
Korno Kornist i diplomuar
Trombon Trombonist i diplomuar
Flaut Flautist i diplomuar
Piano Pianist i diplomuar
Tubë Tubist i diplomuar
Violinë Violinist i diplomuar
Violë Violist i diplomuar
Violonçel Violençelist i diplomuar
Kontrabas Kontrabasist i diplomuar
Kitarë Kitarist i diplomuar
Fizarmonikë Fizarmonicist i diplomuar
Instrument me goditje Perkusionist i diplomuar
ARTI DRAMATIK Aktrimi 8 240 Aktor i diplomuar Deskriptori
Regji teatri Regjisor teatri i diplomuar
Regji filmi Regjisor filmi i diplomuar
Montazh Montazhist i diplomuar
Kamerë Kameraman i diplomuar
Dramaturgji Dramaturg i diplomuar

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
ARTI FIGURATIV Pikturë 2 60 Magjistër i artit figurativ + emri modulit
Grafikë
Skulpturë
Dizajn grafik

Dekan
Prof. Mr. Senad Abduli
senad.abduli@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Mr. Xhelil Rufati
xhelil.rufati@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Jëlldëz Asani
jelldes.asani@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbër Ameti
arber.ameti@unite.edu.mk

Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shkurt 2022)