Studimet e mjekësisë dhe stomatologjisë kanë për qëllim përgatitjen profesionale të kuadrit i cili do te jetë i mjaftueshëm për kontekstin gjeografik dhe demografik.
Studimet në mjekësi dhe stomatologji paraqesin studime sipërore profesionale nga fusha e shkencave të mjekësisë. Studimet në mjekësi të përgjithshme janë me kohëzgjatje prej 6 vjetësh, ndëra në stomatologji me kohëzgjatje prej 5 vjetësh.
Studimet e farmacisë janë të orientuara në atë mënyrë që t’i mundësojnë studentit të diplomuar kompetenca të larta për punë në fushën shëndetësore, përmes diturive të fituara nga lëmi i barnave, mënyrës bashkëkohore të shërimit dhe ndikimit klinik të tyre.
Të diplomuarit në drejtimin e infermierisë, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mjekun, janë bashkëpunëtorë shëndetësorë në repartet spitalore të klinikave të përgjithshme, shtëpive të shëndetit ose në ambulanca (publike apo private).
Të diplomuarit në drejtimin e akusherisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist për akusheri, janë punëtorë shëndetësorë përgjegjës për kujdesin shëndetësor të grave shtatzëna.Të diplomuarit në drejtimin e fizioterapisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist të fizioterapisë, janë punëtorë shëndetësorë përgjegjës për strukturat shëndetësore (publike apo private), kujdesit shëndetësor, edukimit fizik dhe kujdesit fizik.

Cikli I/II: Studime të integruara

PROGRAMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
MJEKËSI E PËRGJITHSHME 12 360 Doktor i mjekësisë Deskriptori
STOMATOLOGJI 10 300 Doktor i mjekësisë dentare Deskriptori
FARMACI 10 300 Magjistër i farmacisë Deskriptori

Cikli I: Studime profesionale universitare

PROGRAMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
INFERMERI E PËRGJITHSHME 6 180 Infermier/e i/e diplomuar Deskriptori
AKUSHERI 6 180 Akusher/e i/e diplomuar Deskriptori
FIZIOTERAPI 6 180 Fizioterapeut/e i/e diplomuar Deskriptori

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
FARMACI Farmaci 4 120 Magjistër i farmacisë
Shkencat Farmaceutike Magjistër i shkencave farmaceutike

Cikli III

DREJTIMI ECTS KUALIFIKIMI
Biomedicinë 180 Doktor i shkencave në fushën e mjekësisë – Biomedicinë

Dekan
Prof. Dr. Nevzat Elezi
nevzat.elezi@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Sahmedin Sali
sahmedin.sali@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Doc. Dr. Nexhibe Nuhii
nexhibe.nuhii@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Neset Kamberi
neset.kamberi@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shkurt 2022)